Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami bën hap të madh drejt çerekfinales

West Ham Unitedi ka bërë hap të madh drejt çerekfinales së Ligës së Konferencës, me fitoren që e arriti të enjten mbrëma në udhëtim tek AEK Larnaca.

West Hami e fitoi ndeshjen e parë të 1/8 së finales së kësaj gare, me dy gola të Michail Antonios në pjesën e parë.

Ai shënoi në minutën e 36-të dhe në minutën e dytë të shtesës.

Qipriotët nuk patën forcë të ktheheshin më në lojë.

Në takimet tjera të zhvilluara të enjten më herët, Anderlechti barazoi 1:1 me Villarrealin, ndërsa Nice fitoi 1:0 në udhëtim te Sheriff Tiraspoli.

Artikuj të ngjashëm