Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami fiton me rikthim të rezultatit

West Ham Unitedi ka luftuar shumë për të marrë fitore nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Konferencës.

West Hami të enjten mbrëma fitoi me rezultatin 2:1 përballë AZ Alkmaarit në “London Stadium”.

Skuadra angleze, që nuk ka humbur në 13-të ndeshje në këtë edicion të garës së tretë më të rëndësishme të UEFA-s për klube, e pa veten në disavantazh në minutën e 42-të, kur për mysafirët realizoi Tijjani Reijnders.

Por, Said Benrahma nga penalltia në minutën e 67-të dhe Michail Antonio në minutën e 76-të, shënuan golat e fitores për anglezët.

Ndeshja kthyese luhet pas një jave në Holandë.

West Hami është në kërkim të trofeut të parë madhor, që prej triumfit në Kupën FA në vitin 1980.

Ndërkohë në Evropë, West Hami nuk ka fituar trofe prej vitit 1965, kur e fitoi Kupën e Kupave.

Artikuj të ngjashëm