West ham United është finalisti i parë i Ligës së Konferencave.
West Hami triumfoi të enjten mbrëma në udhëtim ndaj AZ Alkmaarit me rezultatin 1:0 në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale. Ndeshjen e parë në Londër e kishte fituar 2:1.
Pablo Fornals në minutën e 94-të shënoi golin për West Hamin në ndeshjen e të enjtes.
West Hami në finale do ta presë Fiorentinën.