Crystal Palace ka shënuar fitore bindëse ndaj Fiorentinas në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës.
Skuadra angleze fitoi 3:0 të enjten mbrëma.
Jean-Philippe Mateta, Tyrick Mitchell dhe Ismaila Sarr i shënuan golat e fitores.
Të enjten, Rayo Vallecano fitoi më herët ndaj AEK-ut të Athinës 3:0. 3:0 fitoi edhe Shakhtari ndaj AZ Alkmaarit, kurse Mainzi e mposhti 2:0 Strasbourgun.
Edhe ndeshjet kthyese të çerekfinaleve të Ligës së Konferencës luhen të enjten e ardhshme.
Artikuj të ngjashëm