Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Crystal Palace fiton Ligën e Konferencës

Crystal Palace

Crystal Palace është bërë skuadra e tretë angleze që e fiton Ligën e Konferencës, garën e tretë të UEFA-s për nga rëndësia. 

Crystal Palace në finalen e kësaj gare, të mërkurën mbrëma në Leipzig të Gjermanisë, fitoi 1:0 ndaj Rayo Vallecanos spanjolle. 

Golin e vetëm në përballje e shënoi Jean-Philippe Mateta, në minutën e 51-të. 

Vetëm pesë minuta më vonë, Crystal Palace ishte afër që ta shënonte golin e dytë, por i pafat ishte Yeremy Pino. Pino nga gjuajtja e lirë i qëlloi të dy shtyllat. Por, topi nuk përfundoi në rrjetë. 

Të dyja ekipet e kërkonin trofeun e parë evropian. Por, ishte skuadra angleze që e fitoi trofeun historik. 

Edhe Crystal Palace – Rayo Vallecano, finalja për trofeun historik Futboll Crystal Palace – Rayo Vallecano, finalja për trofeun historik

Liga e Konferencës u themelua para pesë vjetësh. 

Fituesit e katër edicioneve të kaluara janë Roma, West Ham Unitedi, Olympiacosi dhe Chelsea. 
Për trajnerin Oliver Glasner ishte ndeshja e fundit në krye të Crystal Palacet, ndërsa iu bashkua skuadrës në vitin 2024. Glasner me Crystal Palacen e ka fituar Kupën FA në edicionin 2024/25 dhe Superkupën e Anglisë në vitin 2025.
Kupa FA ishte trofeu i parë madhor i klubit. 

Rayo Vallecano mbetet pa trofe. Rrugës për në finale, kjo skuadër e mposhti edhe Dritën, në ndeshjen e fundit të fazës së ligës. 

Ivan Balliu është pjesë e skuadrës spanjolle, por të mërkurën mbrëma mbeti në bankën rezervë. 
Crystal Palace e përfundoi sezonin në Premier League në pozitën e 15-të. Por, në edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Evropës.


Nuk ka gola në pjesën e parë të finales

Pa gola është mbyllur pjesa e parë e finales së Ligës së Konferencës mes Crystal Palacet dhe Rayo Vallecanos. 

Alemao i skuadrës spanjolle rrezikoi në minutën e 25-të, ndërsa mundësinë më të mirë e kishte Tyrick Mitchell i skuadrës angleze. 

Ai dështoi të shënonte pas gjuajtjes me kokë, ndonëse ishte në pozitë shumë të mirë.

Edhe Crystali eliminon Shakhtarin, në finale edhe Vallecano Futboll Crystali eliminon Shakhtarin, në finale edhe Vallecano

Publikohen formacionet zyrtare për finalen e Ligës së Konferencës

Crystal Palace dhe Rayo Vallecano do ta kërkojnë trofeun e parë evropian në histori. 

Finalja mes skuadrës angleze dhe asaj spanjolle luhet në stadiumin e Leipzigut në Gjermani. 
Liga e Konferencës është gara e tretë më e rëndësishmja e UEFA-s për nga niveli. 
Kjo garë u themelua para pesë vjetësh. 

Fituesit e katër edicioneve të kaluara janë Roma, Ëest Ham Unitedi, Olympiacosi dhe Chelsea. 
Crystal Palace mund të bëhet skuadra e tretë që e fiton këtë trofe. Ëest Hami triumfoi në vitin 2023, ndërsa Chelsea në vitin e kaluar. Crystal Palace e ka mundësinë që trofeun ta mbaj në Londër. 
Për trajnerin Oliver Glasner do të jetë ndeshja e fundit në krye të Crystal Palacet, ndërsa iu bashkua skuadrës në vitin 2024. 

Glasner me Crystal Palacen e ka fituar Kupën FA në edicionin 2024/25 dhe Superkupën e Anglisë në vitin 2025.

Për Rayo Vallecanon do të ishte trofeu i parë madhor. 

Rrugës për në finale, Rayo Vallecano e mposhti edhe Dritën, në ndeshjen e fundit të fazës së ligës. 
UEFA tashmë ka publikuar formacionet zyrtare.

Formacioni i Crystal Palacet: 
Henderson (C), Canvot, Lacroix, Riad, Munoz, Wharton, Kamada, Mitchell, Sarr, Mateta, Pino

Edhe Crystal Palace me fitore bindëse ndaj Fiorentinas Futboll Crystal Palace me fitore bindëse ndaj Fiorentinas

Formacioni i Rayo Vallecanos: 
Batalla, Ratiu, Lejeune, Pep Chavarria, Ciss, Oscar Valentin (C), De Frutos, Isi Palazon, Garcia, Alemao