Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gati gjysma e Premier Leagues do të garojë në Evropë

Premier Leagua

Fitorja 1:0 e Crystal Palacet ndaj Rayo Vallecanos të mërkurën mbrëma në finalen e Ligës së Konferencës, ka bërë që ekipet e Premier Leagues angleze të vendosin sërish rekord pjesëmarrjeje në Evropë për sezonin e ardhshëm.

Ekipi londinez u bë i nënti nga Premier League që do të luajë në kupat evropiane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gati gjysma e Premier Leagues do të jetë pjesëmarrëse. Elita angleze do të përfaqësohet nga nëntë ekipe, njësoj si në edicionin e kaluar.

Arsenali, Manchester City, Manchester Unitedi, Aston Villa dhe Liverpooli, janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Në Ligën e Evropës do të garojnë Bournemouthi, Sunderlandi i Granit Xhakës dhe Crystal Palace, si fitues i Ligës së Konferencës.

Ndërkohë, Brightoni do të luajë në Ligën e Konferencës.