Me fitoren 3:1 në Krakow të Polonisë ndaj Shakhtar Donetskut, Crystal Palace ka bërë hap të madh drejt finales së Ligës së Konferencës.
Në ndeshjen e parë të kësaj gjysmëfinaleje u shkrua edhe historia në garën e tretë të UEFA-s për nga rëndësia.
Ismaila Sarr shënoi pas 21 sekondash lojë. Ishte goli më i shpejtë në histori të kësaj gare.
Oleg Ocheretko e shënoi golin për 1:1, ndërsa Daichi Kamada dhe Jorgen Strand Larsen shënuan më pas në minutat 58 dhe 84, për fitoren bindëse.
Gjysmëfinalen tjetër e fitoi edhe Rayo Vallecano, që e mposhti Strasbourgun, 1:0. Vallecano fitoi me golin e sulmuesit brazilian, Alemao, në minutën e 54-t.
Gjysmëfinalet kthyese luhen të enjten e ardhshme.
Edhe
Publikohen formacionet e ndeshjeve kthyese të gjysmëfinaleve në Ligën e Konferencës
Finalja e Ligës së Konferencës luhet më 27 maj në “Red Bull Arena” në Leipzig.
Në Ligën e Konferencës shkruhet historia
Në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Konferencës mes Shakhtar Donetskut dhe Crystal Palacet është shkruar historia.
Me të nisur ndeshja, Crystal Palace krijoi epërsi ndaj Shakhtarit, në ndeshjen që po luhet në Krakow të Polonisë.
Ismaila Sarr shënoi për 1:0 në të mirë të skuadrës angleze ndaj asaj ukrainase.
Edhe
Crystali eliminon Shakhtarin, në finale edhe Vallecano
Sarr shënoi pas vetëm 21 sekondash lojë.
Është goli më i shpejtë në histori të garës së tretë të UEFA-s për nga rëndësia.