Leeds Unitedi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës FA pas fitores dramatike në “London Stadium” të Londrës.
Leedsi në udhëtim e eliminoi West Ham Unitedin, pasi fitoi në penallti 4:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoha e rregullt përfundoi 2:2, ndërsa sfida u vendos në sekondat e fundit.
Leedsi kishte epërsi prej dy golave.
Ao Tanaka në minutën e 26-të shënoi për 1:0, kurse Dominic Calvert-Leëin realizoi në minutën e 75-të.
Por, West Hami i udhëhequr nga tekniku portugez Nuno Espirito Santo nuk u dorëzua dhe i barazoi shifrat në fund.
Mateus Fernandes e ngushtoi fillimisht rezultatin në 2:1 në minutën e tretë të kohës shtesë, kurse Axel Disassi tre minuta më vonë shënoi po ashtu dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime.
Në vazhdime gola nuk pati. West Hamit iu anulua një gol i minutës së 91-të me VAR, pasi Taty Castellano ishte në pozitë jashtë.
Për Leedsin në penallti dështoi vetëm Joel Piroe. Penalltinë e Piroes e priti portieri 20-vjeçar Finley Herrick, që u inkuadrua në lojë në minutën e 120-të pas lëndimit të Alphonse Areolas. Për mysafirët të saktë ishin Calvert-Lewin, Brendan Aaronson, Wilfried Gnonto dhe Pascal Struijk.
West Hami kishte epërsinë nga penalltia e parë e humbur nga mysafirët, por nuk e shfrytëzoi.
Jarrod Bowen dështoi në penalltinë e parë dhe Pablo në penalltinë e fundit. Të saktë ishin vetëm Kyle Walker-Peters dhe Tomas Souçek.
Leedsi u bashkohet në gjysmëfinale Chelseat, Manchester Cityt dhe Southamptonit në gjysmëfinale të Kupës FA.
Për Leedsin është gjysmëfinalja e parë në Kupën FA prej vitit 1987.