Manchester Unitedi ka humbur nga Leeds Unitedi të hënën mbrëma. Unitedi e humbi 2:1 ndeshjes e luajtur në “Old Trafford”, në kuadër të xhiros së 32-të të Premier Leagues.
Pjesa e parë përfundoi 2:0 në të mirë të mysafirëve falë dy golave të Noah Okaforit. Ai golin e parë e realizoi në minutën e pestë, kurse të dytin në minutën e 29-të.
Ndonëse me një lojtarë më pak në fushë, pas kartonit të kuq të Lisandro Martinezit në minutën e 56-të, Unitedi, arriti t’i realizoj gol Leedsit. Në minutën e 69-të golin e vetëm për Unitedin e shënoi Casemiro.
Unitedi mbetet në vendin e tretë me 55 pikë, sa ka edhe Aston Villa.
Leedsi zë pozitën e 15-të me 36 pikë
Unitedi po pëson disfatë nga Leedsi në “Old Trafford”
Manchester United është duke pësuar disfatë nga Leeds Unitedi.
Unitedi ka pësuar dy gola në pjesën e parë të ndeshjes që po luhet në “Old Trafford”.
Leedsi e mbylli me epërsi 2:0 pjesën e parë të ndeshjes që i takon xhiros së 32-të të Premier Leagues.
Edhe
Përjashtimi i Martinezit, “një prej vendimeve më të këqija ndonjëherë”
Në pjesën e parë shkëlqeu Noah Okafor. I realizoi të dy golat.
Të parin në minutën e pestë, kurse të dytin në minutën e 29-të.