Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vrioni realizon gol në ligën MLS

Sulmuesi shqiptar, Giacomo Vrioni, ka realizuar golin e pikëve të plota për skuadrën e tij, New England Revolution.

New England Revolution të shtunën ka fituar në shtëpi përballë Toronto FC, me rezultatin 2:1.

Vrioni që hyri në lojë në minutën e 46-të, e shënoi golin e dytë dhe të pikëve të plota në minutën e 52-të.

Ai pranoi top në zonë, u shmang bukur nga dy mbrojtës dhe më pas gjuajti saktë për golin e fitores.

Për sulmuesin 24-vjeçar ishte goli i katërt i këtij edicioni në ligën MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe Messi i pandalshëm, shënon gol e asiston në fitore Futboll 2 muaj më parë Messi i pandalshëm, shënon gol e asiston në fitore

Ai e ka edhe një asistim. New England Revolution është në vendin e dytë në 19 ndeshje të luajtura.

Ka 36 pikë, shtatë më pak se lideri FC Cincinnati, që u mposht të shtunën nga DC United, 3:0.

c