Sulmuesi shqiptar, Giacomo Vrioni, ka shënuar tjetër gol në elitën e futbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vrioni të dielën realizoi golin e 12-të në të gjitha garat, ndërsa të nëntin në ligën MLS, në 26 ndeshje të luajtura.
Ai ka edhe tri asistime.
Të dielën, New England Revolution fitoi në udhëtim te Montreali me rezultatin e thellë 5:0.
Vrioni i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 66-të, shënoi në minutën e 79-të për 4:0.
Edhe
S’ndalet Messi, dy gola të tjerë plus asistim
Ai e shënoi edhe një gol në minutën e parë të kohës shtesë, por që u anulua për pozitë jashtë loje.
New England Revolution ka 26 pikë në 24 ndeshje të luajtura, dhe zë vendin e 12-të.