Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tjetër gol i Vrionit në Austri

Giacomo Vrioni

Pasi shënoi dy gola në xhiron e parë, sulmuesi Giacomo Vrioni, ka shkëlqyer duke realizuar tjetër gol për Wolfsbergerin. 

Wolfsbergeri të dielën në xhiron e dytë të Bundesligës së Austrisë barazoi 1:1 në shtëpi me Salzburgun. 

Vrioni e realizoi golin e epërsisë për vendësit në minutën e 67-të. 

Sulmuesi shqiptar luajti deri në minutën e 85-të.  Ndërsa bashkëlojtari i Vrionit, Donis Avdijaj, u zëvendësua në minutën e 64-t. 

Vrioni ishte prej më të mirëve te skuadra e tij.