Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asistim nga Avdijaj, dy gola nga Vrioni për Wolfsbergin

Donis Avdijaj

Donis Avdijaj ka regjistruar një asistim e Giacomo Vrioni ka realizuar dy gola për Wolfsbergerin që të dielën fitoi 3:0 ndaj Austria Viennas. 

Ishte xhiroja e parë e edicionit të ri në elitën e futbollit austriak.

Vrioni e realizoi golin e parë në minutën e 18-të nga pika e bardhë. 

Nga penalltia, 27-vjeçari Vrioni e shënoi edhe golin e tretë në minutën e 63-të.

Ndërsa sulmuesi Avdijaj asistoi te goli për 2:0 të cilin e realizoi Aaron Schwarz në minutën e 49-të. 

29-vjeçarit Avdijaj iu anulua edhe një gol në minutën e 21-të për shkak të pozitës jashtë loje. 

Edhe Avdijaj asiston, Vrioni shënon gol Futboll Avdijaj asiston, Vrioni shënon gol

Avdijaj e Vrioni luajtën deri në minutën e 80-të.

Tek Austria Vienna nga minuta e 80-të u paraqit Hasan Deshishku.