Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vrioni shënon gol në fitoren e New England Revolution

Në MLS të SHBA-së gol ka shënuar edhe sulmuesi shqiptar, Giacomo Vrioni. Ai shënoi për New England Revolution, që fitoi 2:1 ndaj Atlanta Utd.

Pas një kundërsulmi, Vrioni dribloi portierin dhe shkoi me top deri në portë. Realizoi për 2:0 në minutën e nëntë.

Në 19 paraqitje të këtij edicioni në MLS, Vrioni ka pesë gola e një asistim. 24-vjeçari i ka gjashtë paraqitje për Shqipërinë. Është i lindur e i rritur në Itali.