Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Hat-trick” i Vrionit në Kupën e Ligës

Sulmuesi shqiptar, Giacomo Vrioni, ka shënuar “hat-trick” në fitoren e thellë të New England Revolution ndaj Atletico San Luis, në Kupën e Ligës për Amerikën jugore dhe qendrore.

Skuadra e Vrionit realizoi fitore me rezultatin 5:1 të enjten.

Vrioni realizoi golin e parë në minutën e 15-të për epërsinë 1:0.

Më pas për 4:1 shënoi në minutën e 39-të, ndërsa tregolëshin e kompletoi pas një ore lojë.

Neë England Revolution në Grupin 15 ka katër pikë në dy ndeshje, ndërsa Atletico San Luis është pa pikë në pozitën e tretë, të fundit.

San Luisi e ka zhvilluar vetëm një ndeshje.

Artikuj të ngjashëm