Julian Alvarez ka realizuar “hat-trick” dhe ia ka siguruar fitoren Atletico Madridit të mërkurën mbrëma ndaj Rayo Vallecanos.
Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të La Ligas.
Julian Alvarez shënoi për vendësit në minutën e 15-të, ndërsa Pep Chavarria shënoi supergol për mysafirët në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Alvaro Garcia realizoi për 2:1 në të mirë të Vallecanos në minutën e 78-të.
Për tetë minuta, Alvarez realizoi edhe dy herë, në minutën e 80-të dhe të 88-të.
Te Vallecano për 90 minuta luajti Ivan Balliu.
Atletico ka nëntë pikë në gjashtë ndeshje, katër më shumë se Vallecano.