Volejbollistet e Kosovës U20 i kanë mbyllur me humbje kualifikimet për Kampionatin Evropian e këtij viti. Kosova të dielën pësoi disfatë nga Greqia 3:0 në sete. Sein e parë e humbi 25:16, të dytin 25:10, ndërsa të tretin 25:15.
“Paraqitja në këto kualifikime, pa dyshim është përvojë e re për vajzat e kësaj grupmoshe, duke dhënë sinjale për përmirësim edhe në rrafshin e konkurrencës ndërkombëtare. Pas përfundimit të garës kualifikuese për Kombëtaren U20 (vajzat), tash vëmendja do të bartet te U18 (djemtë) që e zhvillojnë turneun kualifikues në Gjakovë, si dhe U18 (vajzat) që kualifikimet i zhvillojnë në Itali”, shkruan në njoftimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova mposhtet nga Turqia, mbetet jashtë gjysmëfinales
-
Lojërat Mesdhetare: Kosova mposhtet 3:0 nga Greqia edhe te volejbollistet
-
Humbje të tjera për Kosovën në volejboll
-
Volejbollistet e Kosovës mposhten 3:0 në sete nga Bosnjë-Hercegovina
-
Volejbollistet e Kosovës U18 mbyllin kualifikimet pa asnjë set të fituar