Sporte të tjera

Volejbollistet e Kosovës U18 mbyllin kualifikimet pa asnjë set të fituar

Volejbollistet e Kosovës U18

Volejbollistet e Kosovës U18 i kanë mbylluar kualifikime për Evropianin e këtij viti pa asnjë set të fituar. Kosova U18 humbi të enjten ndeshjen e tretë 3:0 në sete. 

“Dardanet” e reja humbën nga Mali i Zi. Ishte ndeshja e fundit e grupit kualifikues, në kuadër të “CEV Zonal Qualifications”.

Setin e parë e humbën 25:9, të dytin 25:22, kurse të tretin 25:17.

Kosova kishte humbur edhe nga Bullgaria dhe Greqia 3:0 në sete.

“Ky cikël shërbeu si një hap i rëndësishëm zhvillimor, ku nga ndeshja në ndeshje u pa ngritje e performancës dhe përmirësim i komponimit të skuadrës, elemente kyçe për ndërtimin e gjeneratave të ardhshme të volejbollit të vajzave në Kosovë”, shkruan Federata e Volejbollit e Kosovës të enjten.