Volejbollistet e reja të Kosovës e kanë luajtur të enjten mbrëma ndeshjen e fundit në Kampionatin Evropian U16 në Prishtinë. Dhe e përfunduan ashtu si nisën, me humbje 3:0 në sete. Ndaj Turqisë, volejbollistet e reja të Kosovës nuk kanë rezistuar thuajse fare.
Setin e parë e humbën 25:14, ndërsa shifrat ishin të njëjta edhe në të dytin. Seti i tretë përfundoi 25:13 për turket e reja.
Ndeshja zgjati 54 minuta.
Volejbollistet e Kosovës i kanë luajtur shtatë ndeshje në dy javët e fundit. I kanë humbur të gjitha me rezultat maksimal, 3:0 në sete.
Grupi tjetër i Evropianit ka garuar në Tiranë. Atje Shqipëria i humbi të gjitha shtatë ndeshjet dhe përfundoi e fundit.
Edhe
Tjetër humbje 3:0 në sete e volejbollisteve të reja të Kosovës
Tani kanë mbetur vetëm gjysmëfinalet, ndeshja për vend të tretë dhe finalja. Ato zhvillohen në Tiranë.
Për herë të parë në Prishtinë është mbajtur një Evropian i Divizionit A. Por në aspektin e rezultateve Kosova nuk ka përfituar nga ky organizim.