Sporte të tjera

Tjetër humbje e Kosovës në Evropianin U16 në Prishtinë

Tjetër humbje e Kosovës në Evropianin U16 në Prishtinë volejboll

Volejbollistet e Kosovës kanë pësuar një tjetër humbje në Evropianin U16 që po mbahet në Prishtinë dhe Tiranë. Pas humbjes të mërkurën mbrëma 3:0 në sete nga Mali i Zi, volejbollistet e reja të Kosovës humbën edhe të enjten 3:0 në sete nga Greqia. Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë

Të enjten gjatë ditës, Kroacia mposhti Slloveninë 3:0 në sete.

Në Evropian paraqiten 16 ekipe përfaqësuese. Kosova e Shqipëria marrin pjesë si vende nikoqire. Për nga cilësia, Kosova është larg nivelit që do t’i siguronte kualifikimin në Evropian. Rrjedhimisht secila fitore eventuale, por edhe secili set i fituar, mund të llogaritet sukses.

Pas shtatë xhirove në fazën grupore, që zhvillohen deri më 10 korrik, janë gjysmëfinalet. Gjysmëfinalet zhvillohen më 12 korrik në Tiranë. Po në Tiranë, më 13 korrik, është ndeshja për vend të tretë dhe finalja e Evropianit.