Volejbollistet e Kosovës U18 kanë pësuar tjetër disfatë në kualifikimet e Evropianit të këtij viti. Kosova humbi nga Greqia 3:0 në sete. “Dardanet” e reja e humbën setin e parë me rezultat 25:10, të dytin 25:12, kurse të tretin 25:18.
Kosova të martën humbi po ashtu 3:0 në sete nga nikoqirja Bullgaria.
Ndeshjen e fundit në grupin e saj kualifikues në kuadër të “CEV Zonal Qualifications”, Kosova e luan kundër Malit të Zi të enjten nga ora 14:00. Ndeshja luhet në Sofje të Bullgarisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Volejbollistet e Kosovës U18 mbyllin kualifikimet pa asnjë set të fituar
-
Volejbollistet e Kosovës U18 humbin nga bullgaret
-
Lojërat Mesdhetare: Kosova mposhtet 3:0 nga Greqia edhe te volejbollistet
-
Humbje të tjera për Kosovën në volejboll
-
Volejbollistet e Kosovës mposhten 3:0 në sete nga Bosnjë-Hercegovina