Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Asnjë set i fituar për Kosovën U18 në kualifikime

Volejbollistët U18

Volejbollistët e Kosovës U18 e kanë luajtur të hënën ndeshjen e fundit në grupe në fazën e parë kualifikuese për Kampionat Evropian.

Kosova U18 pësoi 3:0 në sete nga Turqia në Podgoricë.

Turqit e rinj ishin bindës, ndërsa Kosova ishte pa gjasa. Në setin e parë volejbollistët e Kosovës fituan vetëm tetë pikë. Dy setet tjera përfunduan 25:11 në të mirë të Turqisë.

Maksimumi prej 11 pikëve në set në volejboll është bilanc goxha i zbehtë.

Por Kosova e përfundoi gjithë turneun kualifikuar pa e fituar asnjë set të vetëm.

Edhe Volejbollistet e Kosovës U18 mbyllin kualifikimet pa asnjë set të fituar Sporte të tjera Volejbollistet e Kosovës U18 mbyllin kualifikimet pa asnjë set të fituar

Po në Podgoricë të dielën humbi 3:0 nga Mali i Zi. Në setin e parë volejbollistët e Kosovës i fituan vetëm gjashtë pikë. Në setin e dytë i kishin 17 e në të tretin 16.

Me 3:0 në sete përfundoi edhe ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës U18.

25:11, 25:12, 25:13 ishte rezultati i seteve, në të mirë të rumunëve të rinj.

Kosova U18 përfundoi e katërta në Grupin A dhe e shtata, përkatësisht e fundit, në plasmanin e përgjithshëm. Në grupin tjetër ishin tri përfaqësuese, Bullgaria, Greqia e Serbia.

Edhe Kosova mposhtet nga Turqia, mbetet jashtë gjysmëfinales Sport Kosova mposhtet nga Turqia, mbetet jashtë gjysmëfinales

Kualifikimet evropiane janë të ndara në zona. Në zonën ballkanike dy të parët në grup kualifikohen në gjysmëfinale. I treti në grup luan për vendin e pestë. Vetëm fituesi i gjithë turneut kualifikohet në Evropian.

Në volejboll humbjet e Kosovës janë të rregullta në ndeshje kualifikuese. Madje në shumicën e rasteve me rezultatin 3:0 në sete. Me gjithë përpjekjet e federatës, arritja e rezultateve pozitive po del të jetë shumë sfiduese.