Prishtina Volley e Peja takohen të dielën për të vendosur se cila prej këtyre dy skuadrave do të fitojë titullin në volejboll për meshkuj. Është kjo ndeshja e tretë e serisë finale të plejofit, transmeton Koha Ditore.
Prishtina Volley e Peja takohen nga orën 14:30 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Rezultati pas dy ndeshjeve është 1:1, kurse skuadra me dy fitore shpallet kampione. Ndeshjen e parë në Prishtinë e fitoi Peja, ndërsa në Pejë fituan prishtinasit.
Të dielën luhet edhe ndeshja e dytë e serisë finale të plejofit në Superligën e femrave. Nga ora 19:30 në Mitrovicë takohen Skënderaj e Drita e Gjilanit.
Ndeshjen e parë dramatike të luajtur në mesjavë në Gjilan e fitoi Drita me rezultatin 3:2 në sete. Me fitore eventuale Drita shpallet kampione. Ndërkohë me fitore eventuale të Skenderajt do të luhet edhe ndeshja e tretë në Gjilan.