Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vjosa vazhdon bashkëpunimin me Erdin Hashanin

Klubi i futbollit Vjosa ka vazhduar kontratën me trajnerin Erdin Hashani. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit nga Shtimja.

“KF Vjosa vazhdon bashkëpunimin edhe në Ligën e Parë me kryetrajnerin Erdin Hashani. Pas një sezoni të shkëlqyeshëm dhe shpalljes kampion në Ligën e dytë të Kosovës në futboll, Vjosa ka filluar organizimin për Ligën e Parë”, thuhet një njoftimin e klubit.

Hashani ka karrierë të gjatë e të suksesshme si futbollist. Me suksese ka nisur edhe si trajner.