Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hasi, trajner në Superligën e Turqisë

Besnik Hasi

Besnik Hasi do të jetë trajner te skuadra e Amedsporit në Superligën e Turqisë në edicionin e ardhshëm. 

Lajmi është zyrtarizuar të mërkurën në mbrëmje. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hasi është larguar nga Anderlechti dhe është zyrtarizuar te klubi elitar i Turqisë.

“Klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin me eksperiencë, Besnik Hasi, për edicionet 2026/27 dhe 2027/28. E presim trajnerin Besnik Hasi në familjen e Amedsporit dhe i urojmë sukses në rolin e tij”, ka shkruar klubi në njoftimin zyrtar. 

Hasi me Anderlechtin e fitoi titullin në edicionin 2013/14 dhe Superkupën e Belgjikës në sezonin 2014/15. 

Ai e ka udhëhequr edhe Legian e Varshavës, Olympiacosin, Al Raedin, Al Ahlin dhe Mechelenin.