Villarreali ka barazuar 2:2 me Atletico Madridin në ndeshjen e fundit të La Ligas për këtë sezon.
Villarreali pati epërsinë e një goli nga minuta e nëntë kur shënoi Nicolas Jackson.
Por ishte Angel Correa më pas që shënoi dy gola për mysafirët. Shënoi në minutën e 18-të dhe të 56-të.
Axel Ëitsel u përjashtua nga loja në minutën e 71-të.
Epërsinë numerike të lojtarëve e shfrytëzuan vendësit dhe barazuan rezultatin me Jorge Pscualin në minutën e tretë të kohës shtesë.
Vllarreali do të luajë në fazën grupore të Ligës së Evropës në edicionin e ardhshëm, pasi e përfundon sezonin në pozitën e pestë me 64 pikë.
Atletico në pozitën e tretë me 77 pikë do të luajë në Champions.
Artikuj të ngjashëm