Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Atletico barazon me Villarrealin, fishkëllehet Alvarezi

Atletico Madrid

Atletico Madridi të dielën ka barazuar 2:2 me Villarrealin në kuadër të xhiros së dytë të La Ligas. 

Në momentin kur u përmend emri i Julian Alvarezit, tifozët shpërthyen me fishkëllime ndaj sulmuesit argjentinas. 

Alvarez dëshiron të largohet nga Atletico për t’u transferuar te Barcelona.  Por Atletico nuk është duke e lejuar largimin e Alvarezit. 

Alvarez ndeshjen e nisi nga stoli. 26-vjeçari në lojë u inkuadrua në minutën e 66-të.  Golat për Atleticon i realizuan Marc Pubill dhe Giuliano Simeone. 

Ndërsa për Villarrealin golat i shënuan Gerard Moreno dhe Georges Mikautadze. 

Edhe Atletico kërkon fitoren e parë Futboll Atletico kërkon fitoren e parë

Atletico nga minuta e 76-të luajti me një futbollist më pak në fushë pasi mbrojtësi Robin Le Normand u ndëshkua direkt me karton të kuq. 

Atletico pas dy ndeshjeve ka katër pikë, kurse për Villarrealin ishte barazimi i dytë rresht.