Atletico Madridi të dielën ka barazuar 2:2 me Villarrealin në kuadër të xhiros së dytë të La Ligas.
Në momentin kur u përmend emri i Julian Alvarezit, tifozët shpërthyen me fishkëllime ndaj sulmuesit argjentinas.
Alvarez dëshiron të largohet nga Atletico për t’u transferuar te Barcelona. Por Atletico nuk është duke e lejuar largimin e Alvarezit.
Alvarez ndeshjen e nisi nga stoli. 26-vjeçari në lojë u inkuadrua në minutën e 66-të. Golat për Atleticon i realizuan Marc Pubill dhe Giuliano Simeone.
Ndërsa për Villarrealin golat i shënuan Gerard Moreno dhe Georges Mikautadze.
also
Atletico seeks first win
Atletico nga minuta e 76-të luajti me një futbollist më pak në fushë pasi mbrojtësi Robin Le Normand u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Atletico pas dy ndeshjeve ka katër pikë, kurse për Villarrealin ishte barazimi i dytë rresht.
🚨 Julián Álvarez getting whistled by the whole stadium as he enters the pitch. 🔫💥🗣️ pic.twitter.com/ZIUQ9EZ5l8
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) August 23, 2026