Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vieira largohet nga Palace

Patrick Vieira

Patrick Vieira më nuk është trajner i Crystal Palacet. Ekipi anglez të premten ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin francez për shkak të rezultateve të dobëta kohët e fundit.

Së bashku me Vieiran, janë larguar edhe stafi i tij dhe Palace ka thënë se brenda një periudhe të shkurtër do ta emërojë trajnerin e ri.

“Crystal Palace mund të konfirmoj se Patrick Vieira nuk është më trajner i ekipit të parë”, thuhet në njoftimin e klubit, i cili ka falënderuar francezin për punën e tij dhe i ka dëshiruar suksese në të ardhmen.

Vieira ishte në krye te Crystal Palacet prej vitit 2021 dhe kishte kontratë deri në vitin 2025. Aktualisht, Palace zë vendin e 12-të në Premier League me 27 pikë të mbledhura.

Artikuj të ngjashëm