Patrick Vieira mund t’i kthehet zejes së trajnerit pas shkarkimit nga Crystal Palace muajin e shkuar. “Calciomercato” ka njoftuar të enjten se Vieira mund ta marrë drejtimin e skuadrës së Interit, pasi tashmë është kontaktuar nga drejtuesit e klubit.
Tekniku francez po shihet si zëvendësim ideal për Simone Inzaghin, i cili pritet të shkarkohet për shkak të rezultateve të dobëta kohët e fundit. Vieira është i gatshëm për të punuar në futbollin italian, të cilin e njeh mirë për shkak se si lojtar ka bërë karrierë te Juventusi e Interi.
Ai ishte në krye të Crystal Palacet prej vitit 2021, ndërsa më herët si trajnerë ka punuar edhe në Francë te Nice dhe Australi te New York City.