Sebastian Vettel do të qëndrojë te skuadra e Formula 1, Aston Martin edhe në vitin 2022.
Edhe kanadezi Lance Stroll do të jetë në këtë skuadër edhe vitin e ardhshëm.
Vettel kishte opsionin për të vazhduar kontratën me skuadrën dhe kampioni i katërfishtë i F1 ka vendosur ta përdorë atë opsion.
34-vjeçari thotë se po shikon para për stilin e ri të bolidëve që do të prezantohet nga viti i ardhshëm.
“Çdo skuadër do të nisë nga fillimi, kështu që do të jetë mundësi e madhe për ne”, ka thënë Vettel, raporton BBC.
Artikuj të ngjashëm