Sporte të tjera

Verstappen mund të garojë për Mercedesin

Max Verstappenin

George Russell ka deklaruar të premten se Mercedesi është në bisedime me Max Verstappenin, për transferimin e tij në sezonin e ardhshëm, ka shkruar BBC. 

Britaniku 27-vjeçar që garon për skuderën e Mercedesit, Russell, do të jetë pa kontratë në vitin e ardhshëm. 

Kampioni i botës në Formula 1, Verstappen, ka kontratë me Red Bullin deri në fund të vitit 2028, por marrëveshja mund të prishet pasi në klauzolë përfshihet edhe lirimi i holandezit, nëse ai e dëshiron një gjë të tillë. 

“Është normale se bisedimet me ngasës si Verstappen janë duke vazhduar. Unë jam duke e dhënë më të mirën dhe nuk kam pse të brengosem. Janë dy ulëse në secilin ekip të Formula 1”, ka deklaruar Russell të premten për “Sky Sport”. 

Verstappen ka refuzuar të flas për këtë çështje.