Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alonso i bashkohet Aston Martinit vitin e ardhshëm

Kampioni i dyfishtë i Formula 1, Fernando Alonso do t’i bashkohet skuderisë së Aston Martinit prej vitit të ardhshëm.

BBC-ja ka njoftuar të hënën se ai me skuderinë e re do të firmosë kontratë për më shumë se një vit.

Piloti 41-vjeçar që këtë edicion në F1 është pjesë e skuderisë Alpine-Renalut, te Aston Martini do ta zëvendësojë Sebastian Vettelin, i cili do të tërhiqet nga ky sport në fund të sezonit aktual.

Alonso, i cili ka fituar titullin në vitin 2005 dhe 2006 në F1 është rikthyer në gara pas tri vjetësh pauzë.

“Unë kam ende uri dhe ambicie për të luftuar në F1 që të jem në mesin e të parëve”, ka thënë Alonso, i cili këtë edicion është i dhjeti në renditjen e përgjithshme me 41 pikë të mbledhura.