Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferrari i dëshiron edhe inxhinierët e Mercedesit

Skuderia e Ferrarit është duke punuar shumë që Lewis Hamiltonit t’i sjellë një skuadër të fortë përreth për sezonin 2025.

“Gazzetta dello Sport” ka shkruar të shtunën se inxhinierët Loic Serra dhe Riccardo Musconi, po ashtu pritet të kalojnë nga skuderia e Mercedesit në Maranello, bashkë me shtatë herë kampionin e Formula 1.

Ferrari po synon që të jetë kandidat serioz për titull kampioni në Formula 1, titull të cilin është duke e pritur prej vitit 2007.

Të enjten, Ferrari dhe Mercedesi njoftuan se rekordmeni Hamilton do të ndryshojë ambient për edicionin e ardhshëm.

39-vjeçari nënshkroi kontratë me italianët për disa vjet.

Ai ishte pjesë e Mercedesit prej vitit 2013.

Artikuj të ngjashëm