Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hamilton mbetet pilot i Mercedesit deri në vitin 2025

Kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, Lewis Hamilton e ka rinovuar kontratën e tij me skuderinë e Mercedesit deri në fund të edicionit 2025.

Rinovimin e kontratës me Hamiltonin, e ka bërë zyrtare Mercedesi të enjten, pak ditë para garës së Monzas, ku Hamilton ka fituar pesë herë, por nuk di për triumf që nga viti 2018.

Krahas Hamiltonit, kontratën me Mercedesin e ka vazhduar edhe piloti tjetër, George Russell.

Hamilton ka qenë pjesë e Mercedesit prej vitit 2013 dhe me këtë skuderi ka fituar gjashtë tituj kampioni. Një e ka me McLarenin.

Megjithatë, në dy edicionet e fundit të Formula 1, Hamilton bashkë me Mercedesin nuk kanë qenë në nivel. Ai nuk ka fituar garë tashmë dy vjet, ndërsa në total në F1 ka hiq më pak se 103 fitore.