Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hamiltoni pajtohet për të vazhduar me Mercedesin

Lewis Hamilton

Lewis Hamilton

Lewis Hamilton ka thënë se nuk ka qenë në bisedime me Ferrarin dhe ka shtuar se ai dhe Mercedesi janë pranë vazhdimit të kontratës.

Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, Hamilton do të vazhdonte me Mercedesin edhe për sezonin tjetër, pasi kontrata aktuale skadon në fund të këtij sezoni.

Gjatë kësaj jave pati raportime se Ferrari e ka kontaktuar Hamiltonin që ngasësi nga Britania e Madhe t’i bashkohet skuadrës italiane.

Shtatë herë kampioni i Formula 1 ka mohuar këto lajme dhe ka dhënë sinjale se do të vazhdojë me skuadrën aktuale.