Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hamiltoni do të vazhdojë me Mercedesin

37-vjeçari Lewis Hamilton nuk e ka ndërmend të largohet nga garat e Formula 1, ndërsa së fundmi është shprehur se do të vazhdojë të jetë pjesë e Mercedesit.

“Ne do të ulemi dhe do të bisedojmë në muajt e ardhshëm. Qëllimi im është që të mbetem te Mercedesi”, ka thënë Hamilton në një intervistë dhënë për “motorsport.com”, para garës Grand Prix të Meksikës.

Kontrata e Hamiltonit me Mercedesin skadon në fund të vitit të ardhshëm.

Shtatë herë kampioni i botës kaloi te Mercedesi nga skuderia e McLarenit në vitin 2013.