Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sebastian Vettel do të tërhiqet nga Formula 1 në fund të sezonit

Kampioni i katërfishtë i botës, Sebastian Vettel, ka njoftuar se do të tërhiqet nga Formula 1 në fund të sezonit 2022, njoftoi të enjten “Sky Sports”.

Gjermani 35-vjeçar, që kaloi gjashtë sezone me Ferrarin pasi iu bashkua skuaderisë italiane më 2015, do të vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit me skuderinë Aston Martin.

Pasi bëri debutimin më 2007, Vettel fitoi katër kampionate rresht me Red Bullin në periudhën 2010-2013.

Vetteli është i treti në për më së shumti fitore në gara – 53, pas Lewis Hamiltonit dhe Michael Schumacherit.

“Vendimi për t'u tërhequr ka qenë i vështirë për mua dhe kam kaluar shumë kohë duke menduar për të”, ka thënë Vetteli nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram, të enjten.

Ai më tej njoftoi se në fund të vitit do të marrë vendim se ku do të fokusohet, derisa theksoi se është e rëndësishme për të që të kalojë më shumë kohë me familjen.