Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vertstappen dërgon dominimin në F1 në tjetër nivel

Max Verstappen ka qenë aq dominues saqë lideri i shkëputur i Formula 1 së shpejti mund të ndryshojë emrin e tij në Maximum Verstappen.

Verstappen fitoi si garën kryesore të Formula 1 ashtu edhe garën më të shkurtër nga “pole-position” në Çmimin e Madh të Austrisë, të dielën. Kryesoi çdo seancë të kualifikimeve përpara se ta regjistronte fitoren e pestë rresht dhe të shtatën në nëntë gara të mbajtura deri më tani këtë edicion në Formula 1.

Nëse llogariten edhe dy garat e tjera që i ka fituar bashkë me kolegun e skuderisë Red Bull, Serio Perez, që ishte i pari në to, atëherë Verstappen mund të konsiderohet i paprekshëm.

Perez i ka fituar ato dy gara për ta bërë bolidin e Red Bullit të paprekshëm. Gradualisht po konfirmohet si piloti i dytë në F1, natyrisht pas Verstappenit. Holandezi 25-vjeçar, Verstappen ishte aq i jashtëzakonshëm në shtegun “Spielberg” të Red Bullit saqë e ka befasuar edhe veten.

“Ishte një vikend i jashtëzakonshëm. Realisht nuk kam pritur diçka të tillë”, pranoi Verstappen, të hënën.

Edhe Verstappen fiton edhe në Itali Sport Verstappen fiton edhe në Itali

Ndoshta një dominim të tillë nuk e ka pritur vetëm Verstappen, duke pasur parasysh se shifrat e tij po ngrihen gjithnjë e më shumë, falë shpejtësisë që po e tregon në secilën garë. Tani ai numëron 42 fitore në Formula 1, një më shumë se legjendari Ayrton Senna, dhe qëndron i vetëm në pozitën e pestë sa i përket fitoreve në të gjitha kohët. I ardhshmi në listë që Verstappen synon ta lërë prapa është kampioni i katërfishtë i F1, Alain Prost. Prost zë vendin e katërt në listën e pilotëve me 51 fitore dhe është vetëm njëri prej katër të tjerëve që janë ngjitur 50 herë në podium në historinë e këtij sporti.

Me 13 gara të mbetura deri në fund të edicionit, duke filluar prej vikendit tjetër në Britaninë e Madhe, gjasat janë reale që Verstappen ta mposhtë rekordin e tij personal të vitit të shkuar prej 15 fitoreve dhe në këtë proces ta tejkalojë edhe Prostin. Bazuar në statistikat kjo gjë është më se e arritshme për Verstappenin, i cili prejse përfundoi i dyti vitin e shkuar në Austri, ka triumfuar në 16 prej 20 garave të mbajtura deri më tani.

“Maxi është nivel tjetër dhe këtë po e dëshmon këtë edicion. Ai është shumë i shpejtë dhe i papërmbajtshëm. Kështu që nuk ia vlen të tentosh ta zësh”, ka pranuar piloti i Ferrarit, Charles Leclerc.

Megjithatë, Verstappen ka dëshirë ta mohojë dominimin për shkak se nuk i pëlqen të flasë për rekordet dhe të arriturat derisa ende nuk e ka përfunduar edicionin. Madje ai nuk ka dëshirë ta pranojë se e ka edhe bolidin më të shpejtë, ndonëse një gjë e tillë nuk mund të mohohet.

Edhe Formula 1, Verstappen vendos rekord me fitoren e dhjetë rresht Sport Formula 1, Verstappen vendos rekord me fitoren e dhjetë rresht

“Gjithçka po shkon sipas planit dhe jam i lumtur për këtë. Fokusi im është te gara tjetër dhe jo te gjërat tjera, pasi ende nuk ka përfunduar edicioni”, insistoi Verstappen.

Verstappen prin në renditjen e përgjithshme të këtij edicioni, me 229 pikë të mbledhura. Pas tij renditen Sergio Perez (me 148 pikë), Fernando Alonso (131), Lewis Hamilton (106) dhe Carlos Sainz (82) që e mbyllin pesëshen e parë. / AP