Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Formula 1, Verstappen vendos rekord me fitoren e dhjetë rresht

Max Verstappen

Piloti i Red Bullit, Max Verstappen, ka vendosur rekord duke e shënuar fitoren e dhjetë rresht në Formula 1.

Verstappen të dielën triumfoi në Shpërblimin e Madh të Italisë.

Verstappen la prapa vetes Sergio Perezin e Red Bullit. I treti përfundoi Carlos Sainz i Ferrarit.

Rekordin për fitore rresht e mbante Sebastian Vettel, i cili në vitin 2013 kishte fituar nëntë gara rresht.

Verstappen kryeson renditjen e Formula 1 me 364 pikë, ndërsa Perez është i dyti me 219 pikë.