Ngasësi Max Verstappen i skuderisë së Red Bullit ka vazhduar me paraqitje mbresëlënëse në Formula 1.
Ai po marshon sigurt drejt titullit të tretë me radhë, pas fitores që e arriti të dielën në garën Grand Prix në Austri. Holandezi e regjistroi fitoren e pestë rresht dhe shkëputet 81 pikë nga ngasësi tjetër i Red Bullit, Sergio Perez, në renditjen e përgjithshme.
Charles Leclerc i Ferrarit e zuri vendin e dytë të dielën, ndërsa Perezi u rendit i treti. Lewis Hamilton, që është shtatë herë kampion në Formula 1, u rendit në vendin e shtatë me Mercedesin. Para nisjes së garës, ngasësit e Formula 1 mbajtën një minutë heshtje në nder të Dilano van ‘t Hoff.
18-vjeçari vdiq tragjikisht në një aksident të rëndë në “Spa-Francorchamps”, ditë më parë.