Max Verstappen ka shënuar edhe një fitore në Formula 1 dhe ka vazhduar sigurt drejt një titulli tjetër.
Ngasësi i Red Bullit, Verstappen, të dielën triumfoi në “Grand Prix” të Holandës, duke fituar garën e dhjetë nga 15 sa janë zhvilluar deri tani këtë edicion.
Tani Verstappen është shkëputur në vendin e parë në renditjen e ngasësve me 109 pikë më shumë se përcjellësi i parë. Vendin e dytë e zë Charles Leclerc i Ferrarit.
Lewis Hamiltoni u nervozua shumë pasi Mercedesi dështoi t’ia ndërronte gomat gjatë një periudhe të garës.
Kjo i mundësoi ngasësit tjetër të skuadrës, George Russell, dhe Charles Leclercut të Ferrarit ta kalojnë dhe të ngjiten në podium.
Hamiltoni mbeti i katërti.