Max Verstappen ka thënë se i duhet “java e përkryer” për ta fituar titullin e dytë të botës në Formula 1.
Gara e radhës në F1 do të jetë ajo Grand-Prixit të Japonisë.
Ngasësi i Red Bullit do të bëhet kampion nëse e fiton garën e të dielës, dhe merr pikë për xhiron më të shpejtë.
Në rrethana të tjera, do të varet nga rezultatet e Charles Leclercut të Ferrarit dhe ngasësit tjetër të Red Bullit, Sergio Perezit.
Grand-Prixi i Japonisë është kthyer në kalendarin e Formula 1 për herë të parë që prej vitit 2019.