Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verstappeni fiton për herë të katërt rresht në Japoni

Max Verstappen

Kampioni botëror, Max Verstappen, e la prapa fillimin e zbehtë të stinorit në Formula 1, për të fituar për herë të katërt rresht në Grand Prix të Japonisë, të dielën. 

Për Verstappenin është fitorja e parë në edicionin 2025 të Formula 1.

Verstappen, që është ngasës i Red Bullit, e shënoi fitoren e 64-t në karrierë. 

Lideri i F1, Lando Norris i McLarenit, përfundoi i dyti. Gara u zhvillua para 115 mijë shikuesve.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur. Kjo fundjavë nisi mjaft vështirë, por ne nuk u dorëzuam. Vazhduam ta përmirësojmë veturën. Sot ishte në formën më të mirë”, ka thënë Verstappen, që është ngasësi i parë me katër fitore rresht në shtegun në Suzuka.

Norris tani ka vetëm një pikë më shumë se Verstappen në renditjen e pilotëve.

Edhe Formula 1, Verstappen triumfon në Singapor Sporte të tjera Formula 1, Verstappen triumfon në Singapor

“Maxi bëri një garë të mirë sot, pa gabime”, tha Norris.

Oscar Piastri, që po ashtu është ngasës i McLarenit, përfundoi i treti.