Max Verstappen e ka mundësinë që ta fitojë titullin e tij të parë në Formula 1 këtë vikend, por Lewis Hamilton do të bëjë gjithçka për ta ndalë festën e tij në Arabinë Saudite.
Grand-Prixi i radhës në Formula 1 do të mbahet në Jeddah dhe Vertappen ka gjasa ta fitojë Kampionatin Botëror.
Ngasësit të Red Bullit i duhet fitorja dhe marrja e pikëve nëpërmjet xhiros më të shpejtë. Por, i duhet edhe që Hamiltoni të përfundojë në vendin e gjashtë apo më poshtë për t’iu gëzuar titullit sivjet.
Artikuj të ngjashëm