Kampioni aktual i Formula 1, Max Verstappen, e ka fituar garën e Arabisë Saudite të shtunën. Ishte fitorja e nëntë radhazi dhe një fitore larg barazimit të rekordit për fitore radhazi.
Verstappeni i RedBullit, që gjithashtu fitoi garën e parë të sezonit javën e kaluar në Bahrejn, ishte bindshëm para shokut të tij të skuadrës, Sergio Perez. Charles Leclerc i Ferrarit e plotësoi podiumin, ndërsa arriti edhe xhiron më të shpejtë.
Oliver Bearman, 18-vjeçari britanik, që debutoi në Formula 1 duke zëvendësuar të sëmuarin Carlos Sainz, përfundoi i shtati. U bë shoferi i tretë në histori dhe më i riu te Ferrari që përfundoi në pozitën e shtatë.
Paraqitje zhgënjyese për Mercedesin. George Rusell u rendit i gjashti ndërsa Lewis Hamilton i nënti.
