Max Verstappen është shpallur kampion i botës në Formula 1 për herë të tretë.
Belgu 26-vjeçar ka fituar titullin e tretë rresht, pas dominimit të plotë këtë sezon.
Suksesi i tij i radhës u regjistrua në Katar, dhe “falë” aksidentit të bashkëkolegut te Red Bulli, Sergio Perez. Atij i duhej fitorja për të mbetur në garë për titull.
Në garën në Katar, Verstappen doli i dyti, pas Oscar Piastrit, por kjo i mjaftoi për titull.
Sivjet, ekipi i Red Bullit është kampion edhe në garën e konstruktorëve.