Max Verstappen i skuderisë së Red Bullit ka shfaqur tjetër paraqitje mbresëlënëse të dielën në Formula 1.
Ai ka regjistruar fitoren e 13-të të këtij viti, ndërsa ka ndihmuar skuderinë e tij ta fitojë titullin për konstruktorë.
Holandezi në Grand Prix të Japonisë ishte i pari në podium, para dyshes së McLarenit, Lando Norris dhe Oscar Piastri.
Charles Leclerc i Ferrarit doli i katërti, ndërsa Lewis Hamilton ishte i pesti me Mercedesin.
Red Bulli e ka fituar titullin e dytë rresht për konstruktorë dhe të gjashtin në total.
Ndërkohë, ngasësi Verstappen mund ta fitojë titullin në garën e radhës në Katar, që do të ishte i treti në total.