Max Verstappen është në pozitë të përkryer për ta fituar titullin e dytë të botës në Grand-Prix të Japonisë të dielën.
Verstappen të shtunën arriti që ta fitojë garën kualifikuese dhe ta nis të dielën garën nga “pole-position”.
Charles Leclerc i Ferrarit për pak nuk arriti që ta mposhtë Verstappenin.
Verstappen ishte për 0.01 sekonda më i shpejtë se ai.
Carlos Sainz i Ferrarit po ashtu, zuri vendin e tretë, para Sergio Perezit të Red Bullit.
Verstappen bëhet kampion nëse e fiton garën me xhiron më të shpejtë, pavarësisht rezultateve të Leclercut dhe Perezit.