Abu Dhabi,13 dhjetor – Max Verstappen thotë se është uruar nga Lewis Hamiltoni dhe udhëheqësi i ekipit të Mercedesit, Toto Wolff, pasi ka fituar titullin e kampionit në Formula 1.
Verstappen ka triumfuar në fundin kontrovers të edicionit, ku kanë dominuar debatet mbi rregullat, pasi hyrja e vonshme dhe largimi i veturës së sigurisë e lanë Hamiltonin pa titull të kampionit.
“Toto më ka dërguar një mesazh, më ka uruar për sezonin dhe që e kam merituar të fitoj. Kjo ishte shumë e këndshme”, ka thënë Verstappen.
Ngasësi i Red Bullit ka shtuar: “Lewisi është sportist i madh në përgjithësi”.
Verstappen foli në konferencën e tij të parë për shtyp prej se u bë kampion. Ai pranoi se po vuante pak, pasi festoi gjithë natën me ekipin e Red Bullit.
Edhe
Max Verstappen synon të dominojë me Red Bullin
Verstappen theksoi se e kuptonte se sa shumë mund të ishte lënduar Hamilton. Britaniku udhëhoqi në pjesën më të madhe të garës dhe ishte në rrugën e duhur për titull të kampionit. Mbeti pa fitore në garën e së dielës në Abu Dhabi dhe pa titull të kampionit vetëm në xhiron e fundit.
Makina e sigurisë ishte futur pas një incidenti, pesë xhiro para fundit. Ishin larguar veturat që ishin në mes të Hamiltonit e Verstappenit, që ishin një xhiro prapa. Kjo i mundësoi Verstappenit të afrohet me Hamiltonit. Verstappen kishte goma të freskëta dhe pasi u largua makina e sigurisë në xhiron e fundit, Verstappen e tejkaloi Hamiltonin dhe kështu fitoi titullin. Verstappen fitoi titullin e parë. Hamilton mbetet me shtatë.
“Natyrisht, ndihmon nëse keni shtatë tituj”, ka thënë Verstappen. “Kjo e ngushëllon atë paksa. Mendoj se nëse do të ishte ndryshe, do të ishte më e dhimbshme për mua pasi unë nuk kam asnjë titull”.
Holandezi ka vazhduar: “Lewisi erdhi tek unë dhe më uroi. Ishte shumë vështirë në atë xhiro të fundit. Kjo po ashtu tregon respektin që kemi për njëri-tjetrin. Natyrisht ne kemi pasur kohërat e vështira gjatë edicionit, por ne respektojmë atë që kemi bërë dhe ne shtyjmë para njëri-tjetrin deri në limit. Ishte një garë të cilën e kam shijuar ajo ndaj tij”.
Mbikqyrësit e garës kanë refuzuar dy ankesa të Mercedesit ndaj mënyrës se si drejtori i garës, Michael Masi ka udhëhequr xhirot e fundit.
Gara, por edhe titulli i Verstappenit, janë vlerësuar kontradiktore. Por vetë holandezi thotë se kontradiktat nuk ia heqin shkëlqimin titullit.
“Mendoj se është pjesë e vogël e asaj që ngjau gjithë sezonin. Kështu ka qenë disa herë, me protesta apo çfarëdo tjetër”, ka theksuar Verstappen. “Është ashtu si është. Kështu është garimi ndonjëherë. Për mua asgjë në të vërtetë nuk ka ndryshuar. Ne kemi festuar dhe e kemi fituar garën në shteg. Nuk kemi bërë asgjë gabim. Ne vetëm kemi garuar kur ishte drita e gjelbër. Kjo e bëri të këndshme për ne. Së fundi nuk ishim ekipi më i shpejtë dhe diferenca ime u zvogëlua. Ishte shumë vështirë”.
Edhe
F1, Verstappen triumfon në garën në Australi të përcjellë nga incidente të shumta
Verstappen ka treguar se kishte pasur një telefonatë me bashkëpronarin e Red Bullit, Dietrich Mateschitz pas garës. Ai shprehur mirënjohje për ekipin i cili e bëri më të riun në histori të Formula 1, kur në vitin 2015 debutoi në moshën 15-vjeçare.
“E falënderova për mbështetjen dhe i thashë se shpresoja ta bënim këtë për shumë vjet të tjera. Sigurisht, së bashku”, ka Verstappen.